MENU
klinika

Komisioneri për Zgjerimin thirrje maxhorancës

“Votoni sa më shpejt marrëveshjen e 5 qershorit”

10.07.2020 - 13:03

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheley, i beri thirrje sot maxhorancës që të votojë sa më parë marrëveshjen e dakordësuar të 5 qershorit.

Përmes një shënimi në Twitter, Komisioneri Për Zgjerimin kërkoi miratimin nga Parlamenti të Marrëveshjes konsensuale, nderkohe që thekson se për ndryshimet në sistem, ato duhet të bëhen sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

DEKLARATA E PLOTË

Reforma zgjedhore në Shqipëri:

Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN