MENU
klinika

Moto GP

5 gara dhe 4 fitues, Rossi: Të gjithë për titull

25.08.2020 - 14:03

Ky sezon i Moto GP po dhuron surpriza nga gara në garë, me plot aksidente dhe në mungesë të Marc Marquez, asnjë nuk është favorit për të fituar një garë, kur deri më tani janë zhvilluar 5 të tilla. Një sezon që ende nuk ka një lider.

Katër pilotë kanë arritur të triumfojnë në 5 garat e deritanishme, çka bën që rivaliteti të jetë i madh. Edhe veterani i Yamaha-s, Valentino Rossi, mendon se ka shanse të duelojë për titullin kampion edhe pse deri më tani ka grumbulluar 45 pikë, 25 më pak se kryesuesi i renditjes botërore, Fabio Quartararo me Yamaha Petronas.

Rossi, deri më tani, ka vetëm një podium (vendi i tretë në garën e dytë sezonale), por mendon se mund t’ia dalë mbanë. “Sezon i hapur deri më tani, me shumë tues dhe pa një protagonist absolut. Quartararo dhe Dovizioso janë disi më të shkëputur, por ka ende 9 gara dhe shumë pikë në lojë.

Mendoj se deri te vendi i 9-të, të gjithë jemi në lojë për titullin. Natyrisht që mua më duhet një fitore dhe një Yamaha me më pak probleme për t’ia dalë mbanë”, – tha Rossi, që në garën e fundit, pavarësisht se rikuperoi disa pozicione, nuk është se bëri shumë mirë.