MENU
klinika

Një nga frutat më...

A duhet të hani banane nëse jeni diabetikë?

29.08.2020 - 07:30

Diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm për mënyrën se si ushqehen, për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll. Ata e kanë të ndaluar të konsumojnë ushqime të pasura me shumë sheqerna dhe karbohidrate. Ndërsa frutat dhe perimet janë shumë të mira në këtë rast. Por, a mund të konsumojnë diabetikët banane?

Bananet janë një burim i pasur i fibrave dietike, vitaminës C, vitaminës B6 dhe kaliumit, lëndë ushqyese këto shumë të rëndësishme për trupin e njeriut. Fibrat ju japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë; kaliumi ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, vitamina C forcon sistemin imunitar, ndërsa vitamina B6 ju mban në humor të mirë. Studime të ndryshme kanë treguar se niseshteja e bananes (24 gramë në ditë) rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe ndihmon për humbjen e kileve të tepërta tek njerëzit obezë që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Vetëm nuk duhet të harroni që bananet përmbajnë edhe karbohidrate, prandaj nuk duhet ta teproni me to nëse vuani nga diabeti.

Shoqata Amerikanë e Diabetit e liston bananen si një nga frutat më të mira (së bashku me grejpfrutin dhe boronicat) që duhet të përfshihet në dietën ushqimore të diabetikëve.