MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

A është kjo rënia e “diktatorit të fundit të Evropës”?

02.08.2020 - 16:10

Alexander Lukashenko është nën presion si kurrë më parë. Javën e kaluar ka sjellë skena mahnitëse në Bjellorusi: një tubim i opozitës i konsideruar si më i madhi që nga rënia e Bashkimit Sovjetik; arrestimi i 33 mercenarëve rusë që gjoja u dërguan për të destabilizuar vendin; dhe infektimi I Lukaashenkos me koronavirus, që ai e kishte nënvlerësuar.

Ka të ngjarë që presidenti, i cili ka mbajtur pushtetin për 25 vjet, do të pretendojë fitoren në zgjedhjet e 9 gushtit dhe të mbetet lideri i vendit.

Por ai është duke u përballur me opozitën,  në mes të  konflikteve me Rusinë për integrimin ekonomik, dhe me perëndimin për të drejtat e njeriut. Është momenti më i pasigurt i karrierës së tij.

“Për herë të parë, Lukashenko po lufton një luftë në tre fronte,” tha Alexander Feduta, një analist politik që shërbeu si ndihmës i Lukashenko në vitet 1990.

Lideri është përgjigjur këtë javë duke vizituar bazat ushtarake dhe trupat kundër rebelimit, duke u thënë atyre se ata “nuk duhet të lejojnë” protestat në rrugë.

Mesazhi për opozitën ishte i qartë: mendoni dy herë për të sfiduar rezultatin e zgjedhjeve.

“Po bëhet gjithçka për të trembur Bjellorusët në mënyrë që ata të mos protestojnë. Por nuk po funksionon”, tha Feduta. “Sa më shumë që ai përpiqet t’i frikësojë ata, aq më shumë ka një efekt të kundërt”.

Protestat për të sfiduar rezultatet javën e ardhshme duken të pashmangshme. Svetlana Tikhanovskaya, kandidatja e bashkuar e opozitës, u ka thënë gazetarëve se ajo nuk do të thërrasë demonstrata por do t’i bashkojë ata.

Ajo ra dakord të kandidojë si një mbështetje për burrin e saj, Sergei Tikhanovsky, një YouTuber i burgosur nga autoritetet. Platforma e saj e fushatës është e thjeshtë: lironi të burgosurit politikë dhe mbani një raund të ri zgjedhjesh të lira dhe të ndershme.

Tubimet e opozitës po rriten shpejt. Një tubim në Minsk në 19 korrik pati rreth 10,000 njerëz. Një tubim në të njëjtin qytet 11 ditë më vonë pati një pjesëmarrje prej 63,000 njerëzish, sipas monitoruesve të organizatës për të drejtat e njeriut Viasna.

“Ju mendoni se nuk kam frikë? Kam frikë çdo ditë”, tha Tikhanovskaya para turmës.

Lukashenko dikur mund të drejtohej shpesh tek Rusia, një aleat tradicional, për mbështetje, por marrëdhëniet midis dy vendeve duket se janë prishur.

ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, se ka bërë presion ekonomik mbi të dhe më vonë ka mbështetur kundërshtarët e tij në zgjedhje.

Në një përshkallëzim të mprehtë të tensioneve këtë javë, Bjellorusia akuzoi 33 mercenarë rusë që u arrestuan pranë Minskut se po përgatisnin një sulm terrorist për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjeve. nalistët thanë që Lukashenko ka të ngjarë të lirojë burrat pas zgjedhjeve, por tani për tani do të dëshirojë t’i mbajë ata për të theksuar para publikut rrezikun e një ndërhyrje nga Moska.

“Lukashenko duhet të tregojë se nëse ka protesta kundër zgjedhjeve të tij, atëherë ata do të frymëzohen nga Rusia,” tha Feduta.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rusia po kërkon ta pushtojë?

Bjellorusia, Krimeja e ardhshme?


Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë

A mund t’i ulë Putinin dhe Zelensky-n në të njëjtën tryezë

Një muaj para inaugurimit, Trump nis me premtimet

Pse rënia e saj do të “jehojë” në gjithë Evropën

Gjermania kërcënohet nga një skenar i tmerrshëm

Liderët globalë “në garë” për të fituar pëlqimin e tij

Donald Trump po ndryshon botën ende pa shkuar në Shtëpinë e Bardhë!