MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund t’i largoj strijat?

13.08.2020 - 12:06

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A mund t’i largoj strijat?

Përgjigjet mjeku: Strijat që krijohen në lëkurë, në përgjithësi janë të dukshme tek gratë shtatzëna, por nuk mund të fajësohet vetëm shtatzënia për këtë gjendje. Ka shumë faktorë të tjerë që shkaktojnë shfaqjen e strijave në lëkurë, ndër to mund të përmendim:

Shtimi i menjëhershëm në peshë – nëse shtoni disa kile menjëherë, lëkura pëson tërheqje duke krijuar strija, por këto shenja mund të zhduken pas humbjes së peshës përsëri.

Puberteti – puberteti mund të jetë një problem për shfaqjen e strijave në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e rritjes së përshpejtuar gjatë atyre viteve.

Faktorët gjenetikë- duke pasur dikë të afërt në familjen tuaj që ka probleme me strijat, shanset janë që edhe ju do të përballeni me këtë problem me kalimin e kohës.

Këto shenja janë të vështira për t’u eliminuar edhe pse disa mënyra natyrale mund t’ju vijnë shumë në ndihmë.

Ushtrohuni rregullisht: nëse ndiqni një plan të rregullt ushtrimesh fleksibiliteti i lëkurës tuaj do të rritet dhe me shumë mundësi strijat do të eliminohen përfundimisht nga zonat e caktuara.

Pini shumë ujë: duhet të furnizoni trupin me ujë rregullisht për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe kini parasysh se duhet të qëndroni larg pijeve të gazuara dhe kafes.

Aplikoni xhel aloe-vera: aloe vera është një bimë që i ka befasuar të gjithë për përfitimet e shumta shëndetësore. Ajo përmban ushqyes vitale që janë të dobishme në trajtimin e problemeve të shumta të lëkurës si: rrudhat, inflamacioni, aknet dhe ekzema. Gjithashtu ajo është shumë e efektshme kundër strijave. Si ta përdorni? Merni një copë nga bima dhe të aplikoni xhelin që ndodhet në brendësi të saj, në zonën e prekur nga strijat.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.