Pas fotove të publikuara nga mediat, për shqetësimin e disa familjarëve të pacientëve me Covid, të cilët ankoheshin se nuk kishin marrë informacione prej 36 orësh, reagon edhe Presidentit Meta.
Sipas kreut të shtetit, “Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë”.
Ai shton se: “Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”.
Sot në media u publikun disa foto të grumbullimit të familjarëve, ndërsa kishte dalë për t’i sqaruar mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Familjarët pretendonin se kishin 36 orë pa marrë informacione mbi shëndetin e të afërmve të tyre.