Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, ka publikuar zbulimin e një kishe paleokristiane, mes shekujve IV-VI, në fshatin Vrellë, Pejë, në Kosovë. Ai thekson se serbët, mund të jenë kthyer të krishterë në këto kisha.
Kjo pasi, siç shkruan ai, historiografia serbe mëtonte, deri para këtij zbulimi, se kishat me të vjetra në atë zonë qenë të shekullit XIII.
“K R I S H T E R I M . I . V J E T E R . K O S O V A R
Kishë paleokristiane, shek IV-VI, zbuluar së fundmi në Vrellë (Kosove veri-lindore). Historiografia serbe mëtonte, deri para këtij zbulimi, se kishat me të vjetra në atë zonë qenë të shek XIII.
Tani pyetja ime është nëse gjindja serbe filloi të krishterëzohet në kishat që gjeti kur u pranua në Kosove, apo serbët erdhën të tillë ?”