“Virusi ekziston, qarkullon, është ndër ne, nuk ka ndryshuar” – kjo është deklaruar nga Profesori italian Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i Institutit Lazzaro Spallanzani në Romë, në një intervistë me gazetën Il Messaggero, i cili gjithashtu theksoi se duhen edhe 6 muaj për të patur një vaksinë të sigurt dhe po kaq kohë durim.
Në botë tashmë ka disa vaksina në zhvillim, disa prej të cilave në një fazë shumë të përparuar, por “është e nevojshme të pritet fundi i provave klinike”- shtoi Ippolito I cili gjithashtu theksoi se “nuk duhet nxituar për prodhimin sa më shpejt duke lënë pas dore sigurinë e tyre”.
Në lidhje me kohën, ai specifikoi se ” sa për një parashikim, mbështetem në atë që ka deklaruar profesori Anthony Fauci, drejtori i Institutit Amerikan të Sëmundjeve Infektive, i cili pak ditë më pare tha se vaksinat në shkallë të gjerë mund të jenë të jenë të gatshme në tremujorin e parë të vitit 2021, por kjo varet nga mënyra se si do të shkojnë eksperimentet.
Ippolito u shpreh që “Le të harrojmë se çfarë thonë Putini apo Kina. Sot revista ‘Science’ me të drejtë shpjegoi se sa e rrezikshme është të tejkalosh hapat e nevojshëm për eksperimentimet ”