MENU
klinika

"Më ndihmoni ta gjej"

Babai alarmon policinë: Djali 11 vjeç është larguar nga banesa

05.08.2020 - 13:00

Policia e Tiranës ka njoftuar se shtetasi Y.D ka bërë kallëzim në polici, se i është larguar nga banesa, i mituri, shtetasi R.D, 11 vjec.

Y.D tha i alarmuar se i djali i mitur ka ikur dje nga banesa. 35-vjecari ka bërë kallëzimin gjatë mbrëmjes së djeshme.

Menjëherë pas marrjes së deponimit, policia ka nisur punën për të gjetur vogëlushin.

Uniformat blu të Tiranës informojnë se janë duke punuar për të gjetur djalin e mitur dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes