MENU
klinika

Nga The Guardian

BE po e injoron Erdoganin, por po gabon rëndë!

19.08.2020 - 15:28

Ka patur shumë reagime së fundmi për “diktaturën zgjedhore” të Alexander Lukashenkos dhe përpjekjen e tij të dhunshme për të siguruar një mandat të gjashtë si president i Bjellorusisë.

Megjithatë, aksush me të vërtetë nuk priste që Lukashenko të vepronte me ndershmëri. Reforma demokratike në Bjellorusi, një vend në orbitën e Rusisë, nuk është përparësi e BE-së.

Kritika e ashpër publike e Evropës ndaj Lukashenkos kontraston ashpër me ngurrimin e saj për të marrë masa për situatën në Mesdheun lindor, ndaj një diktature tjetër, asaj të udhëheqësit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia është një anëtare e NATO-s, partneri kryesor tregtar i BE-së, vend me ndikim në Siri dhe Lindjen e Afërt. Për dallim nga Bjellorusia, ajo ka një rëndësi të vërtetë strategjike.

Ndoshta kjo shpjegon heshtjen e vështirë të shumë qeverive, përfshirë atë të Mbretërisë së Bashkuar. Nuk e justifikon atë.

Kushdo që e shehme skeptcicizëm etiketën “diktator” nuk duhet të shikojë gjë tjetër veçse ligji i ri shtypës i Erdoganit për mediat sociale. Ligji do të rrisë ndjeshëm censurën në internet, tha Tom Porteous i Human Rights Watch. “Një autokraci po ndërtohet duke heshtur të gjithë zërat kritikë.”

Në qasjen e tij ndaj Turqisë, si në aspektet e tjera, Emmanuel Macron është një përjashtim nga rregulli evropian.

Presidenti i Francës u tërbua në qershor kur anijet luftarake turke, duke shoqëruar një anije të dyshuar për kontrabandë të armëve për në Libi, ishin gat për betejë kur u kundërshtuan nga një frigatë e vetme franceze, duke e detyruar këtë të fundit të tërhiqet.

E zemëruar më tej nga vazhdimi  i operacioneve të Turqisë për eksplorimin e naftës dhe gazit në ujërat territoriale Greke, Macron dërgoi përforcime detare në Mesdheun lindor javën e kaluar dhe i tha Erdoganit që të tërhiqej.

Turqia pretendon se ligji aktual ndërkombëtar është i padrejtë. Greqia thotë se territori i saj po pushtohet. Të dy pretendojnë se preferojnë dialogun në konfrontim ushtarak.

Por të enjten, kur Ankaraja u zotua të mbrojë “të drejtat dhe interesat” e saj dhe Athina paralajmëroi për rrezikun në rritje të një “aksidenti” ushtarak, dy anije greke dhe turke u përplasën.

Turkey flexes muscle as Greece and EU stick to international law ...

Kriza e përshkallëzuar, e cila prek gjithashtu Qipron, Izraelin dhe Egjiptin, nxiti j pak reagime javën e kaluar. Këshilli i çështjeve të jashtme të BE u takua në seancë të jashtëzakonshme. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, mori në telefon Erdoganin, duke u përpjekur ta flasë.

Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë nuk janë diçka e re. Por ky acarim ishte i papritur.

Kjo e shtyu analistin Yavuz Baydar të pyeste se çfarë po përpiqej të arrinte presidenti i Turqisë.

Përgjigja e tij: një Erdogan i pasigurt, i lodhur nga krizat ekonomike, pandemia, dëshiron të përmirësojë reputacionin e tij.

Së dyti, Erdogan shpreson të sigurojë pozicionin e Turqisë në Egje, Mesdheun lindor, Siri dhe Libi në prag të një ndryshimi të administratës në Uashington.

Udhëheqësit kryesorë të Evropës me siguri duhet të kuptojnë se problemi i tyre i Erdoganit nuk mund të injorohet, shmanget, ose minimizohet pafundësisht me shpresën se ai përfundimisht do të largohet.

Turqia që bëhet agresive është një perspektivë shumë e vërtetë, e menjëhershme dhe e rrezikshme.

Askush nuk duket të ketë një plan. Por një i tillë duhet gjithnjë e më shumë.

Simon Tisdall është komentues i çështjeve të jashtme. Ai ka qenë një shkrimtar udhëheqës i huaj, redaktor i huaj dhe redaktor amerikan për The Guardian.

Përkthyer dhe përshtaur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”

Përgjigjet Ministria e Jashtme greke

“Greqia është çmendur”, Erdogan provokon sërish