MENU
klinika

Për herë të parë që nga divorci i tyre

Çfarë i bëri bashkë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston?

18.08.2020 - 13:42

Çifti i dikurshëm, i cili i dha fund martesës në 2005, kanë rënë dakord të marrin pjesë në një tryezë virtuale leximi live të filmit klasik të vitit 1982, “Fast Times at Ridgemont High”.

Leximi po organizohet nga një prej yjeve origjinalë të filmit, Sean Penn, për të mbledhur para për bamirësi dhe ai gjithashtu është nënshkruar nga Jimmy Kimmel, Morgan Freeman, Shia LaBeouf, Mattheë Mçonaughey dhe Julia Roberts.

Leximi i drejtpërdrejtë i “Fast Times at Ridgemont High ” do të transmetohet në Facebook dhe në platformat e tjera të mediave sociale të premten në mbrëmje.

Kështu, është hera e parë që Brad dhe Jen po punojnë së bashku që nga divorci.

Ata u shfaqën në ekran së bashku në një episod të komedisë hit të Jennifer në vitin 2001, të titulluar “Friends”.

Brad, 56 vjeç, luajti rolin e ish-bashkëshortit të personazhit që luante Jennifer, pra të Rachel-it, i cili mbajti një mëri të gjatë kundër saj.

Pas ndarjes nga Jennifer, Brad u martua dhe krijoi familje me Angelina Jolie, të cilët u divorcuan 2 vite më vonë, në 2016-ën, dhe ende po merren me gjyqin e kujdestarisë së fëmijëve edhe pse kanë kaluar 4 vite që kur u ndanë.

Ndjekësit prej kohësh shpresojnë se do të ketë një ribashkim mes Brad dhe Jennifer, dhe projekti i tyre i fundit me siguri do të nxisë thashetheme për marrëdhënien e tyre.

Dyshja është afruar sërish pas ndarjes së Brad nga Angelina, si dhe pas ndarjes së Jennifer nga burri i dytë, Justin Theroux.

Brad mori pjesë në festën e saj të ditëlindjes së 50-të dhe dyshja është parë duke qeshur dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në “Guild Aëards”, në fillim të këtij viti.