MENU
klinika

Studimi në karantinë

Cilat gjuhë mësohen më shumë në botë?

03.08.2020 - 12:10

       Miliona njerëz në karantinë. Pandemia krijoi në një farë mënyre, më shumë kohë të lirë. Sikurse pohojnë disa studime shumë, njerëz po e përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të re.

Kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, e njohur për uebfaqen dhe aplikacionin e saj falas, që i ngjan një loje, ka njohur rritje trafiku në “nivele të larta”, sipas Michaela Kron, menaxher i lartë i marrëdhënieve me publikun në Duolingo.

Ka disa përfitime të vërtetuara shkencërisht, për njerëzit që flasin dy gjuhë. Një studim i kryer në Luksemburg dhe i botuar nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, zbuloi se ata që flasin më shumë se dy gjuhë, mund të kenë më pak të ngjarë të kenë probleme me kujtesën si alzheimeri apo demantia.

Një studim tjetër, i bërë në Universitetin e Çikagos, zbuloi se përdorimi i një gjuhe të huaj gjatë marrjes së vendimeve rezulton në zgjedhje më racionale dhe më pak emocionale.

Ju mund të përdorni një aplikacion gjuhësor për të mësuar gjuhët, nga spanjishtja deri në hindu. Këtu janë pesë kurset kryesore dhe më popullore të gjuhëve, sipas të dhënave nga Duolingo, të renditura sipas numrit të nxënësve aktualë të regjistruar.

Gjermanisht për anglisht folës (8.18 milionë njerëz)

Anglisht për portugezët (11.1 milionë)

Frëngjisht për anglishtfolësit (14.4 milionë)

Spanjisht për anglishtfolësit (25.8 milionë)

Anglisht për spanjishtfolësit (28.6 milionë)