MENU
klinika

Video

Ç’po kurdisin Luana dhe Ermali!?

06.08.2020 - 18:53

Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca janë dy nga emrat më të lakuar të televizionit shqiptar dhe padyshim së bashku bëjnë një super kombinim.

Përtej rivalitetit imagjinar që u krijua mes tyre gjatë kohës që të dy ishin në transmetim në të njëjtën ditë, dyshja na ka treguar se gëzojnë një miqësi të mirë.

 

View this post on Instagram

 

Gati?? ??

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on


Së fundmi ata janë bërë bashkë, por arsyet nuk i kanë zbuluar.

Ermali ka postuar një video me Luanën nga zyra, duke e shoqëruar me batuta, por pa na treguar se ç’po kurdisin.

Nuk dihet nëse mund t’i shohim në ndonjë projekt të përbashkët apo Ermali do jetë pjesëmarrës në ndonjë nga episodet e emisionit të ri të moderatores, por na mbetet për tu parë.

Prej kohësh Ermali është shkëputur nga ekrani dhe vetëm disa javë më parë na bëri me dije se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij pasi për herë të parë ka realizuar trajnimin e parë për vetëpërmirësim.

Ndërkohë, Luana na ka paralajmëruar se shumë shpejt do rikthehet në ekran, por na e ka lënë surprizë emisionin, nëse do jetë “Shiko kush luan” apo emisioni i ri që nuk arriti të fillonte për shkak të pandemisë “Take me out”.

Po ashtu, këto ditë pritet të lançohet edhe bashkëpunimi i saj me këngëtarin latin Jay Santos që do të na shoqërojë këto muaj.