Dj Sardi ka folur për herë të parë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, identitetin e të cilës ende nuk e ka zbuluar, duke shtuar kureshtjen e fansave.
Në një intervistë për Story.al, ai tregoi dyshja kanë 12 vite që e pëlqejnë njëri-tjetrin, ndërsa ka zbuluar se i ka dhuruar edhe një unazë për të cilën shprehet se është një premtim që i ka bërë partneres se do ta dojë përgjithmonë.
Pjesë nga intervista:
Dj. Sardi dhe femrat e bukura që e synojnë. Jeta jote është më interesante kur je single, apo kur je në lidhje?
Secila ka bukurinë e vet. Lidhet me personin që ke pranë dhe momentin. Imja është shumë e bukur, dhe nuk jam single.
Meqë jemi tek lidhja, ç’mund të na zbulosh më shumë partneren. Ku jeni njohur, dhe pse zgjodhe një vajzë të panjohur në publik?
Zgjodha atë, dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit!
Fakti që të pamë më unazë në gisht, do të thotë që tashmë je fejuar dhe po planifikon dasmë?
Unaza është një premtim që i kam bërë partneres, se do e dua gjithmonë.
Si mund të ishte ceremonia e dasmës së një Dj gjithë klas si Sardi?
Dasmën kemi menduar diçka interesante, po s’dua ta zbuloj pa ardhur momenti.