MENU
klinika

SHBA, e hapur të negociojë me Kinën

“Do të mbajmë qëndrim të ashpër për të mbrojtur amerikanët”

22.08.2020 - 18:07

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka folur për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, si marrëdhëniet tregtare, kërcënimet për sigurinë kombetare, apo ndërhyrja në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

I pyetur nga CNBC se kur mund të normalizohen marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha në botë, Pompeo tha se administrata e presidentit Trump është e hapur për bisedime me Pekinin.

Por, ai shtoi se SHBA do të mbajë një qëndrim të ashpër, në interes të sigurisë kombëtare. “Kjo është një përpjekje serioze, ky është një rrezik serioz dhe presidenti Trump është serioz në mbrojtjen e informacionit tonë, të rrjeteve tona dhe të popullit amerikan”, deklaroi Pompeo.

Kur u pyet në lidhje me pronësinë kineze të TikTok, Pompeo tha se nuk preferon të diskutojë specifikat e blerjes së kësaj platforme nga një firmë amerikane, por përsëriti rëndësinë e transaksionit për të mbrojtur të dhënat personale të amerikanëve.

Zyrtarët amerikanë prej kohësh janë ankuar se vjedhja e pronësisë intelektuale nga Kina i ka kushtuar ekonomisë amerikane miliarda dollarë në të ardhura dhe mijëra vende pune dhe kërcënon sigurinë kombëtare. Ndërsa Pekini thonë se nuk zhvillon asnjë aktivitet të vjedhjes së pronës intelektuale.