MENU
klinika

Album

Dritëro Agolli siç nuk e keni parë kurrë

23.08.2020 - 06:52

Në këtë album fotografik, me foto që janë shumica të panjohura më parë, ndonjëherë keni mundësi të bëni një ekskursion në jetën e gjatë dhe plot kuptim të Dritëro Agollit, shkrimtarit të madh që u nda nga jeta pak javë më parë. Nuk kishte ciceron më të mirë për këtë jetë, për fotot e tij të pabotuaram si nxënës në gjimnazin « Asim Zeneli » të Gjirokastrës, në Universitetin e Shën Petërburgut, mes fshatarëve në një gomar apo kalë, me shkrimtarët me të cilët ndau karrierën, por dhe debatet njerëzore dhe profesionale, me politikanë të regjimit, por dhe të kohës së sotme, me albanologen ruse Desnickaja, etj sesa zëri i fortë i Dritëroit që lexon poezitë e tij. Ishte pikërisht një cd me poezitë e lexuara prej Dritëroit që e shoqëroi në banesën e fundit, në një ceremoni unike që ai do ta kishte përshkruar bukur dhe të cilës nuk donte me asnjë mënyrë t ‘i afrohej..

Dritëroi si e kemi thënë, ishte shprehësi më i fuqishëm i shoqërisë shqiptare me shkëlqimin dhe cenet e saj. Ai si tha një tjetër penë e madhe e mendimit shqip, Rexhep Qose, nuk e ka retushuar kurrë jetën e tij dhe bash kjo e bën atë të ngjajë si njeri ndër ne, por sigurisht me vlera Dritëruese. Kështu vjen ai në këto foto, i paretushuar. Megjithatë kuptohet qartë se ky njeri kishte të shkruar në ballë fatin e tij të ndritshëm, që në fotot më të hershme kuptohet personaliteti i tij i fortë.

Dritëro Agolli rizbulohet në këto foto ashtu si është. Tokësor, familjar, duhanxhi, fshatar, diplomat, amator i pijes dhe veshjeve të bukura.