MENU
klinika

"Synojmë ringjalljen e historisë"

Erdogan kërcënon Greqinë: Do ndjek gjurmët e Sulltanit Alp Aslan

20.08.2020 - 17:40

Presidenti i Turqisë Erdogan duke iu referuar situates se tensionuar me Greqinë tha sot se dëshiron të ringjallë historinë dhe të ndjekë gjurmët e Sulltanit turk Alp Aslan i cili mposhti Perandorinë Bizantine në Betejën e Manzikert, në vitin 1071.

Erdogan do të përqendorohet në të njëjtin vend si Sulltani përpara se të transferohet në fushën e betejës.

Duke folur sot para anëtarëve të partisë në pushtet, presidenti turk tha se ai dëshironte të ringjallte historinë duke ndjekur në gjurmët e Alp Arslan, i cili me mbizotërimin e tij (26/8/1071) mbi trupat e perandorit bizantin Romanos IV Diogjenit, hodhi themelet për sundimin e Seljukut në Lindje.

Gazetari turk, Abdullah Bozkurt postoi në llogarinë e tij personale në median sociale fragmentin karakteristik nga fjalimi i sotëm i Tayip Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN