MENU
klinika

"Duke rritur një engjëll"

Gigi Hadid shtatzënë, tregon barkun e rrumbullakosur

26.08.2020 - 16:25

Supermodelja Gigi Hadid është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe në shtator pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe i dashuri i saj, këngëtari Zayn Malik, para pak muajsh u zhvendosën së bashku në një apartment në New York.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë që nga lindja e 25-vjeçares, bukuroshja bionde ka ndarë me ndjekësit setin të bukur fotografik që ka realizuar ndonjëherë. Gigi Hadid ka vendosur të ndaj me ndjekësit disa foto të realizuara një muaj më parë.

“Duke rritur një ëngjëll”, ka shkruar modelja krah fotos ku shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë të bardhë, i cili i nxjerr në pah barkun që është rritur edhe më shumë.

“Duke festuar këtë kohë. E vlerësoj të gjithë dashurinë dhe urimet e mira. Nuk do ta harroj kurrë krijimin e këtyre fotove kaq speciale”, ka shkruar Hadid në postimin e radhës.