MENU
klinika

Dyshohet të jetë mbytur në Vjosë

Gjendet trupi i pajetë i një 44-vjeçareje në Memaliaj

08.08.2020 - 10:06

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në ujërat e lumit Vjosë në Memaliaj.

Policia bën me dije se kufoma i përket një gruaje rreth moshës 44-vjeçare.

Mësohet se ka qenë një djalë i ri që ka sinjalizuar blutë për kufomën e cila nga verifikimet e para në vendin e ngjarjes, thuhet se është gjysmë e dekompozuar.

Kufoma është nxjerrë dhe transportuar në morgun e spitalit të Tiranës. Policia sakaq po punon për zbulimin e identitetit të saj.