MENU
klinika

Shkoi të kujdesej për pemët

Humb jetën një shqiptar në vendin e punës në Greqi

22.08.2020 - 08:58

I hidhur ka qenë fati i një 53-vjeccari shqiptar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në Greqi.

Ngjarja ndodhi në një zonë me ullishte në Silida, vend ku ai kishte shkuar për t’u kujdesur për pemët.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është ndjerë keq teksa punonte, ndërsa punonjës të tjerë që janë gjendur aty pranë e kanë transportuar atë në Qendrën e Shëndetit Stylida.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, shqiptari ka ndërruar jetë.

Mësohet se ai ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa familja e tij jetonte në Shqipëri.