MENU
klinika

Tre fëmijë në gjendje të rëndë

Aksident tragjik në Greqi, pesë të plagosur

02.05.2024 - 11:02

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi. Një automjet është përmbysur dhe ka plagosur pesë persona, mes tyre tre fëmijë.

Shoferi 26-vjeçar, në rrethana të panjohura, ka përplasur dy gra të moshës 53 dhe 33 vjeç, të cilat tentuan të kalonin rrugën.

Të dyja ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu janë aksidentuar tre fëmijëve, dy djem të moshave 5 dhe 10 vjeç dhe një vajzë 8 vjeçe, të cilët ndodhen të intubuar, në gjendje kritike për jetën,

26-vjeçari u arrestua dhe ka pranuar se është autori i aksidentit të rëndë.