MENU
klinika

Mund të njihet testi i Shqipërisë

Kakavijë/ Pala greke premton lehtësime të masave për kalimin e situatës

14.08.2020 - 12:04

Pas situates se veshtire krijuar ne Kakavije, autoritet zyrtare kane vendosur kontakt me Ministrine e Jashtme greke . MPJ risjell në vemendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën.

“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa te tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.” thuhet ne njoftimin e Ministrise se Jashtme.

Nderkohe ne Kakavije ka qytetare qe po mbushin 48 ore ne vetura dhe situata po kalon ne krize humanitare. Ka po ashtu te semure, gra shtatzane dhe femije qe jane ne kushte ekstreme. Me ritmin e tanishem duket s enuk ka asnje shpres ete lehtesohen rradhet.