MENU
klinika

Certifikohet ‘Diamant’

Kënga e Bebe Rexhës shet 10 milionë kopje në SHBA

18.08.2020 - 11:32

Hiti global i këngëtares amerikane me origjine shqiptare Bebe Rexha ‘Meant to be’ është certifikuar Diamant nga Industria Amerikane e Muzikës RIAA. Kjo këngë ka shitur plot 10 milionë kopje vetëm në territorin amerikan ndërsa në të gjithë botën kjo shifër është shumë më e lartë.

‘Meant to Be’ është një këngë e regjistruar nga Bebe Rexha me dyshen muzikore Florida Georgia Line. Ajo u publikua në albumin e parë të këngëtares dhe producentes Rexha Expectations që është një nga albumet më të të dëgjuara në Spotify.

Kënga Meant To Be arriti në vendin e dytë të Billboard Charts në SHBA. Shumë njerëz dhe adhurues të këngëtares nxituan për të uruar Rexhen për arritjen e saj të veçantë, duke e quajtur këngën “Një hit që nuk njeh kohë” dhe “Këngë e shekullit”. Bebe Rexha ka njoftuar se ka përfunduar albumin e saj të dytë por është në të fundit të pandemisë për ta publikuar atë.