MENU
klinika

Shuhet në moshën 58-vjeçare Dhimitër Nasi

Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Përmetit

24.08.2020 - 09:47

Ish kryebashkiaku i parë i Përmetit gjatë viteve 1992-1996 Dhimitër Nasi ka humbur jetën nga koronavirusi.

I shtruar në spitalin e infektivit në Tiranë, Nasi nuk mundi ta fitojë betejën mes jetës dhe vdekjes dhe u shua në moshën 58-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë faqja “Bashkësia Përmet” në Facebook e cila i përcjell ngushëllime familjarëve të të ndjerit.