MENU
klinika

Helmimi që po "trazon" gjithë botën

Kush është Aleksej Navalni dhe pse Putini e ka “halë në sy”?

21.08.2020 - 08:33

Një nga kritikët më të fortë të qeverisë ruse, Aleksej Navalni është shtruar në gjendje kome në pavionin e reanimacionit të një spitali në Siberi.

“Jam e sigurt se e kanë helmuar me qëllim,” i tha zëdhënësja i Navalnit Kira Jarmish stacionit radio Echo Moswky. Navalni u sëmur papritmas në një fluturim për në Moskë nga qyteti siberian i Tomskit. Avioni u ul në qytetin siberian të Omskit dhe 44-vjeçari u dërgua në spital. Atij i dhanë frymëmarrje artificiale dhe tashmë e kishte humbur vetëdijen.

“Ai është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme,” – konfirmoi për gazetarët një mjek që kujdeset për të. Ai nuk dha detaje në lidhje me diagnozën.

Russian opposition leader Alexey Navalny in coma after suspected ...

Por kush është Aleksei Navalny?

Ai është bërë i njohur në publik duke bërë të ditur korrupsionin mes zyrtarëve publikë. Ai është burgosur disa herë nga autoritetet, derisa partinë Rusia e Bashkuar të Putinit e konsideron “parti të hajdutëve”.

Më 2011, ai është arrestuar dhe burgosur për 15 ditë, pas protestave se ka pasur mashtrime me vota nga partia e Putinit në zgjedhjet parlamentare. Navalny më vonë është burgosur edhe në korrik të vitit 2013, nën akuzat për përvetësim, të cilat i pati konsideruar politike.

Ai ka tentuar të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, mirëpo i është pamundësuar një gjë e tillë për shkak të dënimit paraprak për mashtrim, rast të cilin po ashtu e ka konsideruar të motivuar politikisht. Në korrik të vitit 2019, ai është burgosur për 30 ditë, për mbajtje të protestave të paautorizuara.

US expressed concern over Alexey Navalny - World - TASS

Ai ishte sëmurë gjatë kohës në burg. Doktorët kanë thënë se ai ka pasur një sëmundje të lëkurës, ndonëse vetë Navalny ka thënë se nuk ka pasur kurrë alergji. Doktori i tij ka sugjeruar se ai mund t’i jetë ekspozuar “ndonjë agjenti toksik”.

Edhe Navalny pati pretenduar se mund të jetë helmuar. Për këtë arsye, Kira Yarmysh, sekretarja për media e Fondacionit Kundër Korrupsionit, të cilin Navalny e ka themeluar më 2011, ka thënë se beson që Navalny është helmuar sërish.

“Ata i kanë bërë të njëjtën gjë edhe tani”, ka deklaruar ajo.

Outspoken Putin critic Alexey Navalny hospitalized after suspected ...

Udhëheqësi i departamentit ligjor të Fondacionit të Navalnyt, Vyacheslav Gimadi, ka shkruar në Twitter: Nuk ka dyshim se Navalny është helmuar për qëndrimet e tij politike dhe aktivitetin e tij”. Avokatët e Navalnyt janë duke kërkuar hetime për tentim-vrasje, ka shtuar ai.

Shefi për Politikë së Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka thënë se “është i shqetësuar për helmimin e mundshëm të Aleksei Navalnyt”. “Nëse konfirmohet, ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, duke i dëshiruar atij “shërim të shpejtë”.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një libër i një dëshmitari okular

Ja si ishte dita e fundit e Bashkimit Sovjetik…