MENU
klinika

Shfrytëzim prostitucioni, vjedhje e trafik

Të ‘fortët’ e Elbasanit që u ‘trokiti’ sot OFL

24.08.2020 - 12:00

Operacioni Forca e Ligjit u ndal sot në Elbasan, tek katër të denuar per vepra te ndryshme penale, nga trafiku i droges tek shfrytezimi i prostitucionit dhe vjedhja.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Afrim Tarelli, Vangjel Kondili, Dashamir Bahidi, Mehmet Shahini.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Afrim Tarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Vangjel Kondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Dashamir Bahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;

Mehmet Shahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan