MENU
klinika

Nënkryetari i LDK-së gjen zgjidhjen tek shkëmbimi i territoreve

“Lugina e Preshevës t’i lihet Kosovës, Leposaviqi dhe fshatrat Serbisë”

19.08.2020 - 10:33

Nënkryetari i LDK-së, njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri pohoi se Serbia nuk do të pranojë Kosovën pa përfituar ndonjë kompromis.

Ai propozoi që Lugina e Preshevës t’i kalojë Kosovës, dhe Serbisë, Leposaviqi e 17 fshatra.

“Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtarë”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë përveç kufijve. Ai madje vazhdon ta sheh si një zgjidhje shkëmbimet e territoreve.

“Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”.