MENU
klinika

Pas tyre propozohet qeveria e re

Maqedonia e Veriut sot zgjedh nënkryetarët e Kuvendit

25.08.2020 - 09:07

Maqedonia e Veriut sot mban seancën plenare për të zgjedhur nënkryetarët e parlamentit.

Pas zgjedhjet si kryeparlamentar të Talat Xhaferit nga BDI, ky i fundit ka kërkuar që Kuvendi të ketë 5 të tillë.

Priten që nënkryetarë në Kuvend të kenë LSDM, VMRO- DPMNE, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët etj.

Por Zaev ka garantuar se pas zgjedhjes së nënkryetarëve menjëherë do të propozohet qeveria e re.

Nuk dihet nëse qeveria e re në Maqedoninë e Veriut do të miratohet brenda kësaj jave apo javën tjetër në një seancë plenare.