Meghan Markle, që prej martesës së saj me princin Harry, i ka sjellë veçse telashe “Familjes Mbretërore” në Britani.
Historia më e sikletshme e saj, natyrisht që është martesa e parë, që “Familja Mbretërore” do të donte ta fshinte fare si histori.
Markle ka qënë e martuar më parë me Trevor Engelson, në vitin 2011.
Para se të kurorëzoheshin, ata ishin të lidhur për 7 vite me njëri-tjetrin.
Mediat bëjnë me dije se martesa e tyre u prish për shkak të famës së papritur të Meghan, që erdhi me rolin në serialin “The Suits”.
Ata filluan të largoheshin qysh në vitin 2013, pasi Meghan u bë e famshme për rolin e saj.
Martesa e tyre mori fund zyrtarisht në 2014 për shkak të “ndryshimeve të pakapërcyeshme” siç thuhet në letrat e divorcit.
Babai Markle, e cila nuk flet me këtë të fundit, deklaronte pak kohë më parë, se ajo edhe martesën me princin Harry po e përdor për famë.
Madje ai pretendon se pasi e detyroi atë të largohej nga Pallati Mbretëror, mund edhe të divorcohet me të, për të rritur famën e saj.