MENU
klinika

"Nuk arritën të ndërtojnë diçka më të vlefshme se shtatorja e Bill Clintonit"

Ministri serb ofendon shqiptarët: Nuk kanë…

19.08.2020 - 10:09

Provokon me deklaratën ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Pasi përdori edhe termin përbuzës ‘siptari’, Vulin foli me ton të ashpër e nënçmues duke pretenduar se shqiptarët nuk kanë kulturë kur komentoi ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Ministri serb deklaroi se shqiptarët ‘nuk kanë kulturë’. Ai thotë se ‘siptari’ nuk arritën të ndërtojnë diçka më të vlefshme dhe më të vjetër sesa shtatorja e Bill Clintonit.

Në përgjigjen e tij për rrugën Decan – Plavë, sipas tij kjo është një tentim për përvetësim të kulturës dhe trashëgimisë serbe në Kosovë.

“Në Kosovë e Metohi, UNESCO pranon trashëgiminë osmane dhe serbe ndërkaq ‘siptari’ kanë dështuar të ndërtojnë diçka më të vjetër se sa statuja e Bill Clintonit. Kushdo që nuk ka kulturë, mundohet t’i grabis dikujt tjetër”, ka thënë Vulin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN