Duket se në Fushë Krujë nuk ka polici, gjoba e mbyllje lokalesh që i ndalon qytetarët të martohen, e biznesmenët të hapin lokalet për të pritur dasmorë.
Dy raste janë evidentuar sot nga Policia, pronarë lokalesh që janë ndëshkuar më shumë se tre herë.
“Procedohet penalisht pronari i një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 3 herë nga shërbimet e Policisë Krujë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.
Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, për të 3-tën herë, pronari i një subjekti në Fushë Krujë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasin B.M., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ky shtetas si administrator i një subjekti në Fushë Krujë, i cili ishte ndëshkuar 3 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua përsëri nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, evidentuan në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C, i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë me Aktin Normativ.
Për këtë subjekt, është vendosur për të 3-tën herë, masë administrative 1.000.000 lekë.