Nëse Lionel Messi do të largohet nga Barcelona, do të ishte legjenda e dhjetë në historinë e këtij klubi. Kuptohet, kjo është më e bujshmja, pasi flitet për “flamurin” dhe kapitenin e ekipit.
Futbollisti më i rëndësishëm i brezit të tij, për shumë më i miri në histori, mund të jetë në ditët e fundit si lojtar Blagrana. Edhe pse largimi i argjentinasit do të ishte një goditje epike, e një niveli tjetër, tifozët katalanas tashmë kanë parë lamtumirën e legjendave të shumta të klubit.
DIEGO ARMANDO MARADONA – Argjentinasi, si bashkatdhetari i tij, shënoi një epokë te Barcelona. Megjithëse qëndrimi i tij në “Camp Nou” ishte shumë më i shkurtër, largimi u shënjua nga përplasjet me bordin e entitetit katalanas.
Maradona arriti në klub në qershor 1982 dhe u largua më 1984. Tensionet me trajnerin Menotti dhe menaxherët bënë që ylli botëror të paketonte bagazhet për te Napoli, ku mbetet një idhull.
BERND SCHUSTER – Mesfushori gjerman i joshi tifozët e Barcelonës me performancën në fushë, por krijoi tituj mediatikë me sjelljen e tij. Episodi më i famshëm dhe përfundimtar për karrierën e tij si lojtar i Barçës, ndodhi në FInalen e Kupës Europiane 1986, në “Sánchez Pizjuán”, kundër Steaua Bucuresti.
Ai u largua nga fusha, kur u zëvendësua në minutën e 85-të, dhe shkoi direKt në hotel, prej nga i pa penalltitë. Gjermani duhet të godiste i pari ose i fundit në serinë e 11-metërshave. Núñez e ndërpreu aty kontratën e tij.
MICHAEL LAUDRUP – Marrëdhënia e danezit me trajnerin Johan Cruyff nuk ishte më e mira dhe futbollisti u largua nga Barcelona. Bordi drejtues zbuloi se Laudrup kishte nënshkruar një parakontratë me Real Madrid dhe fama e tij si një lojtar i Barçës ra shumë.
Lojtari e mbylli kontratën në “Camp Nou” dhe pastaj veshi fanellën e rivalit të përjetshëm. Ai luajti për dy sezone në “Santiago Bernabéu”, ku fitoi titullin më 1995.
ROMÁRIO DA SOUZA – Një futbollist fantazist. “Grabitqari” më i madh i zonës, që Barcelona ka pasur në historinë e saj. Por, si shumë figura legjendare në këtë klub, edhe ai përfundoi keq. Në vitin e tij të parë, braziliani mahniti me 32 gola në 47 ndeshje.
Sidoqoftë, përplasja me Cruyff në sezonin 1994-1995 i dha fund fazës së tij me katalanasit. Pasi fitoi Kupën e Botës 1994, lojtari theksoi se i duheshin më shumë pushime dhe nuk u paraqit. Ai u kthye me vonesë te Barcelona dhe historia nuk mbaroi mirë.
RONALDO NAZARIO – Presidenti aktual i Valladolid luajti për Barcelonën në sezonin 1996-1997. Robson e zgjodhi si një futbollist vendimtar në metrat e fundit dhe mund të themi se e justifikoi: 47 gola në 49 ndeshje.
Sulmuesi donte të vazhdonte, por presioni i këshilltarëve të tij dhe fakti që nuk ndihej i vlerësuar, siç ka deklaruar më vonë publikisht, e dërgoi tek Inter. Klubi italian pagoi klauzolën e tij: 4.000 milionë peseta (25 milionë euro). Ishte një shumë rekord për kohën.
LUIS FIGO – Largimi i portugezit është një nga më të përfolurit dhe më të kujtuarit nga tifozët e Barçës. Figo dëshironte një përmirësim të kontratës me katalanasit, gjë që nuk erdhi. Për pasojë, zgjodhi ta vazhdojë të rivalët e përjetshëm karrierën.
Ai e lidhi të ardhmen me një fitore të mundshme të presidencës nga Florentino Pérez, i cili premtoi të paguante tarifat përkatëse, nëse zgjidhte Real Madrid. Pak besuan në triumn e presidentit aktual të bardhë, por ky ishte rasti dhe Figo kaloi te galaktikët.
RONALDINHO – Braziliani që joshi “Camp Nou” dhe mori duartrokitje në “Santiago Bernabéu” ishte viktima e Guardiolës, kur ky i fundit mbërriti në stolin blaugrana, së bashku me Deco dhe Etoo, edhe pse kamerunasi zgjati një sezon më shumë.
Në atë kohë, Ronaldinho bënte më shumë tituj për jetën e tij private sesa për produktin në fushë. Në çdo rast, largimi i tij ishte një goditje për tifozët katalanas, mjaft të lidhur me buzëqeshjen e një futbollisti, që ndryshoi imazhin e klubit. Ai nënshkroi me Milanin për 25 milionë euro.
ZLATAN IBRAHIMOVIC – Sulmuesi suedez nënshkroi me Barcelonën për 78 milionë euro dhe u largua te Milan për 25 milionë, një sezon më vonë. Marrëdhënia e tij e keqe me Pep Guardiolën e dinamizoi vazhdimësinë te Blaugrana-t, pavarësisht se tregoi cilësi në zonë.
Kimia e tij në fushë, me Leo Messin, nuk ishte më e mira, pasi argjentinasi po fitonte rëndësi në repartin sulmues, habitatin natyror të Ibrahimovic. Suedezi i është referuar Guardiolës, në mënyrë sarkastike, në shumë raste si “lozo”.
NEYMAR JR – “Telenovela” e fundit në “Camp Nou”, me lejen e Leo Messit. Futbollisti brazilian u integrua në mënyrë perfekte në ekipin katalanas. Neymar ishte pjesë e një “tridenti” vdekjeprurës me argjentinasin dhe Luis Suárez, por PSG trokiti në derën e tij dhe anësori tha “po”.
Dhoma e zhveshjes së Barçës u përpoq ta bindte, por kushtet dhe projekti nuk e penguan lamtumirën e tij për 222 milionë euro (shitja rekord edhe sot e kësaj dite). Barça është përpjekur ta rikthejë Neymar në disa raste, ndërsa tani duket shumë larg.