MENU
klinika

Janë 6 raste

Vëllezërit që fituan Champions League

25.08.2020 - 16:11

I fundit që iu bashkua kësaj historie ishte Lucas Hernandez, mesfushori i Bayern Munchen që ngriti trofeun në Lisbonë. Nuk ka gjë më të bukur për prindërit kur triumfojnë 2 djemtë. Janë 6 familje që e kanë përjetuar këtë emocion.

VËLLEZËRIT HERNANDEZ – Teo e ka fituar Champions-in me Real Madrid, ndërsa Lucas triumfoi me Bayern.

FAMILJA ALCANTARA –  Ka qenë gjithmonë e lidhur me futbollin sepse babai Mazinho ka qenë kampion bote me Brazilin. Por, Champions-in ai nuk e fitoi dhe ëndrrën ia bënë realitet dy djemtë, Rafinha dhe Thiago. Me këtë të fundit që e ka fituar në dy raste, një me Barcelonën në vitin 2010-2011 dhe me Bayern, ndërsa Rafinha me Barcelonën në vitin 2015.

VËLLEZËRIT MILITO – Njëri sulmues dhe tjetri mbrojtës. Njëri i Indipendiente-s, tjetri i Racing. Por të dy kanë fituar Champions-in. Gabriel me Barcelonën, ndërsa një vit më vonë Diego u bë heroi i Interit.

VËLLEZËRIT LAUDRUP – Kanë triumfuar të dy në Europë. Michael ishte pjesë e ekipit të ëndrrave të Cruijf, ndërsa vëllai i tij Bryan fitoi me Milanin.

VËLLEZËRIT DE BOER – Kanë pasur të njëjtën histori, Frank dhe Ronald luajtën të dy si tek Ajax, edhe te Barcelona, dhe e ngritën trofeun në të njëjtën skuadër, me Ajax e Van Galit.

VËLLEZËRIT NEVILLE – E kanë fituar Champions-in me një skuadër. Gary dhe Phil triumfuan kundër Bayern-it në vitin 1998-1999 me Manchester United, në atë përmbysje në limite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spanjolli i huazuar te Bayern

Fitoi 5 trofe në 615 minuta, rekord Guinness

Arsyet pse është triumf historik

Rekordet që vendosi Bayern në Champions League