MENU
klinika

'D614G'

Një mutacion i ri i koronavirusit po shfaqet në Azi

18.08.2020 - 17:26

Një formë e re koronavirusi, ndoshta më infektuese se vetë COVID-19, është zbuluar në Malajzi dhe po përhapet në vendet e afërta.

Virusi, me emër D614G, u zbulua në Majlazi ku ekziston një vatër fillestare me 45 persona, por mendohet se pacienti zero ka qenë një udhëtar i kthyer nga India, që nuk kishte respektuar karantinimin 14-ditor.

Virusi po përhapet edhe në Filipinet e afërta, ku autoritetet deklaruan se mutacioni i ri i koronavirusit mund të ketë një forcë më të madhe infektimi, edhe pse është ende herët për ta kuptuar”.

Fakti që një mutacion në virus do të bënte të mundur një përshpejtim të shtrirjes së pandemisë ka qenë një alarm i hershëm i epidemiologëve.