MENU
klinika

Rivendos balancën në negociatat me BE-në

Një zbulim që pritet të shndërrojë rolin e Turqisë në rajon dhe botë

25.08.2020 - 09:50

Gjetjet e gazit në Detin e Zi nga Turqia përllogariten që të jenë sa të gjitha rezervat e zbuluara nga Qipro në total.

Sipas ekspertit të energjisë, Suha Cubukcuoglu, zbulimi në fjalë është i një përmase të mesme, por tejkalon rezervat e gjetura deri më tani në Mesdhe.

Do të duhen 6-7 vjet që këto rezerva të monetarizohen, por është e qartë se me këtë zbulim të ri, Turqia hyn në skenë si një vend shumë i rëndësishëm për rajonin dhe më gjerë, duke rritur pavarësinë energjetike nga jashtë.

Dhe për një vend me ambicie të mëdha, kjo gjë është shumë e rëndësishme.

“Është një burim domethënës që mund të rivendosë balancën në negociatat me BE-në.

Me të siguruar depozitën, është e pritshme që Turqia të marrë një pozicion edhe më të fortë ndaj grupimit aleat në BE, që konsiston te Franca, Greqia dhe qipriotët grekë.

Vlera totale e fushës vlerësohet në 50-60 miliardë dollarë, që shkon rreth 7-8% të PBB-së së Turqisë.

Vlera e importit energjetik të Turqisë shkon në 41 miliardë dollarë në vit.

Turqia aktualisht varet në masën 99% nga furnizimi me gaz nga jashtë.

Vëllimi i gazit të importuar arrin në 40-50 miliardë metra kub në vit”, shprehet ai.

Në këtë kuadër dhe në kontekstin e pjesëmarrjes së Turqisë në burimet e tjera të gazit në Mesdheun Lindor, në Ankara po flasin për ndikimin e saj në përcaktimin e çmimit ndërkombëtar të gazit në botë, duke u shndërruar kështu në një nga vendet kryesore të balancës ekonomike botërore.