MENU
klinika

"Po raportohen 26 mijë raste të reja çdo ditë"

OBSH: Njerëzit kanë ulur mbrojtjen

20.08.2020 - 20:23

Vendet evropiane po regjistrojnë mesatarisht 26,000 raste të reja me koronavirus çdo ditë.

Kështu ka deklaruar drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën ndërsa paralajmëroi për një “rigjallërim” të pandemisë.

Në një konferencë për mediat të mbajtur të enjten, Hans Kluge u shpreh se ndërsa epiqendra e pandemisë ka lëvizur tek Amerikat, rajoni i Evropës vijon që të ketë 17 për qind të rasteve totale në botë.

Rreziku i “rigjallërimit” të pandemisë, sipas tij, nuk ka qenë kurrë larg.

“Rastet e reja kanë vijuar që të rriten çdo javë në rajon. Janë regjistruar 40,000 raste më shumë në javën e parë të gushtit, krahasuar me javën e parë të qershorit, kur rastet ishin në pikën e tyre më të ulët. Çdo ditë tashmë Evropa raporton mesatarisht mbi 26,000 raste të reja. Kjo vjen edhe si pasojë e lehtësimit të masave shtrënguese…autoritetet kanë lehtësuar masat ndërsa njerëzit kanë ulur mbrojtjen”, deklaroi Kluge.

Ai shtoi se OBSH Evropë mund të mbajë një mbledhje virtual me 53 shtetet anëtarë për të vendosur rreth rihapjes së shkollave, si dhe për “të diskutuar veprime konkrete…për t’u siguruar që fëmijët të marrin edukimin e duhur.”

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!