15.08.2020 - 17:37
SHBA nuk arriti të sigurojnë zgjatjen e embargos së armëve nga OKB kundër Iranit.Kjo rrit gjasat që Uashingtoni të kërkojë të aktivizojë të gjitha sanksionet e mëparshme kundër Teheranit.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi Këshillin e Sigurimit që nuk përmbushi mandatin e tij për të ruajtur paqen e sigurinë ndërkombëtare.
“Këshilli hodhi poshtë një rezolutë të arsyeshme për të zgjatur embargon 13-vjeçare ndaj Iranit duke i hapur rrugën shtetit kryesor sponsorizues të terrorizmit të blejë e shesë armë konvencionale pa kufizime për herë të parë në një dekadë,” tha Pompeo përmes një deklarate.
Vetëm SHBA dhe Republika Domenikane votuan pro rezolutës. Rusia dhe Kina votuan kundër, 11 anëtarë të tjerë abstenuan.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in
” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”
Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë
‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’
Në TEK ''Kujtim Spahivogli''