MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Operacioni estetik i hundës, kur mund të kryhet?

17.08.2020 - 07:04

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Operacioni estetik i hundës, kur mund ta kryhej?

Mjeku: Rinoplastika apo operacioni estetik i hundës është një nga ndërhyrjet më të shpeshta që realizohen jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë botën. Dëshira për të pasur një hundë të bukur i bën shumë vajza dhe djem që t’i drejtohen kirurgut plastik.

Por cila është periudha më e përshtatshme për të realizuar një ndërhyrje të tillë? Kirurgu plastik Sokol Isaraj tregon se nuk ka një periudhë fikse, edhe pse njerëzit janë të prirur që ta realizojnë këtë ndërhyrje gjatë periudhës së ftohtë, meqë mundësitë e alergjive dhe problemeve të tjera në traktin respirator janë më të ndjeshme gjatë periudhës pranverë-verë.

Gjithashtu, duke qenë se hunda nuk duhet të ketë kontakt me rrezet e diellit për një periudhë disa javore pas operacionit, atëherë periudha më e përshtatshme do të ishte vjeshta. Duhet pasur parasysh se pas ndërhyrjes, hundës i duhen 6 muaj deri në një vit për të arritur formën e saj përfundimtare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.