MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

“Sa herë ha vezë më krijohen puçrra në lëkurë”

06.05.2024 - 11:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem a mund të pyesni një mjek alergolog për problemin tim. Sa herë ha vezë më krijohen puçrra në lëkurë.

Mjeku: Nga shpjegimi duket qartë që kemi të bëjmë më një alergji ushqimore, pra alergji nga veza që dhe vetë pacienti e identifikon. Pacienti nuk e ka treguar moshën, por zakonisht alergjitë nga veza, apo ushqime të caktuara i hasim më shpesh tek fëmijët sesa tek të rriturit. Zakonisht këto lloj alergjish kalojnë/ përmirësohen me rritjen e personit por ka raste që edhe ngelen.

Unë do i këshilloja të konsultohet sa më parë me një mjek alergolog nëse e ka të shprehur, dhe gjëja tjetër që mund të bëhet në këtë rast është të shmanget sa më shumë kontakti me produkte që përmbajnë vezë, si për shembull majoneza dhe sigurisht vezën ta eliminojë fare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.