MENU
klinika

Duhet të bëjnë 10 ditë karantinë

Pas datës 20 gusht shqiptarët që hyjnë në këtë vend

18.08.2020 - 20:50

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka rishikuar listën e karantinës kryesisht atë të vendeve me rrezik.Në këtë listë tashme Zvicra ka vendosur edhe Shqipërinë, e cila deri tani ishte i vetmi vend qe ishte jashte kesaj liste.

Kushdo që hyn në Zvicër nga këto rajone duhet të karantinohet për dhjetë ditë. Ndryshimi do të hyjë në fuqi të enjten, 20 gusht 2020, ka njoftuar BAG të martën.

53 shtete dhe zona tani janë në listën e vendeve të rrezikut ndërsa më parë ishin 46, përcjell albinfo.ch.

Përveç destinacioneve të njohura të udhëtimit si SH.B.A, Meksika, Republika Dominikane dhe Afrika e Jugut, në këtë listë janë edhe disa vende të Evropës Lindore si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina. Spanja kontinentale është shtua në listë në 8 gusht. Ishujt Kanarie nuk figurojnë në të.

Lista e plotë e “Karantinës”

Shqipëria
Andorra
Argjentina
Armenia
Aruba
Bahamas
Bahrain
Belgjika
Belize
Palestina
Bolivia
Bosnja dhe Hercegovina
Brazili
Cabo Verde
Kili
Costa Rica
Republika Dominikane
Ekuadori
El Salvadori
Eswatini (Swasiland)
Ishujt Faroe
Gjibraltari
Guam
Guatemala
Honduras
India
Iraku
Izraeli
Kazakistani
Katari
Kirgisistani
Kolumbia
Kosova
Kuvajti
Luksemburgu
Maledivet
Malta
Mekika
Moldavia
Monaco
Mali i Zi
Namibia
Maqedonia e Veiut
Omani
Panama
Peruja
Rumaniea
Sint Maarten
Spanja inkl. Balearet (pa Kanaren)
Afrika e Jugut
Surinami
Ishujt Turks- Caicos
SHBA (përfshirë Puerto Rico dhe US Virgin Islands)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

A mund të shërohemi nga koronavirusi?