MENU
klinika

“Skandal në nivelin e një turpi kombëtar”

Arrestimi i ish-veteranit të UÇK-së, reagon ashpër PD

02.08.2020 - 13:13

Partia Demokratike e konsideron turp kombëtar lajmin se policia shqiptare ka ndaluar ish-pjesëtarin e UÇK-së në bazë të një urdhër-arresti serb të lëshuar nga Interpoli.

Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.

Reagimi i plotë:

Kur Tirana sillet si shërbëtore e Beogradit.
———-
Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK.
Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit.

Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë.
Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë.

Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar.
Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim.
Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën.
Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit.
Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit.
Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi.
Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Romeo Gurakuqi/ Mbi Camajn dhe Koliqin

Metoda e kërkimit dhe analiza e një falsifikimi