MENU
klinika

Pse nuk diskuton për konfliktin Greqi-Turqi?

Për BE-në është më e rëndësishme Bjellorusia?

19.08.2020 - 14:36

Athina është zemëruar me refuzimin e Brukselit për të ndërhyrë, pasi anijet turke gjenden në raftin kontinental të Greqisë.

Zemërimi mund të shohet pas samitit të liderëve të BE për të diskutuar reagimin për skandalin e zgjedhjeve në Bjellorusi.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka vendosur të shtyjë bisedimet lidhur me situatën në Mesdhe, deri muajin tjetër.

Greqia javën e kaluar refuzoi të mbështeste një deklaratë të përbashkët që po hartohet nga ministrat e jashtëm të BE-së pas një mosmarrëveshje rreth formulimit të saj me Gjermaninë.

Grekët insistuan për një qëndrim shumë më të ashpër kundër Ankarasë dhe vuri veton ndaj deklaratës për Bjellorusinë.

Një burim evropian tha se Athina ka “përparësi të tjera, lidhur me Turqinë dhe çështja e Bjellorusisë nuk është më e rëndësishmja” në kryeqytetin grek.

Michel tha: “Populli i Bjellorusisë ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e tyre dhe të zgjedhë lirshëm udhëheqësin e tyre. Dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme dhe nuk mund të lejohet. ”

Një burim i BE tha se “situata po evoluon me shpejtësi” dhe arsyetoi se bisedimet janë për “të dërguar një mesazh të rëndësishëm solidariteti për njerëzit e Bjellorusisë”.

Udhëheqësit e BE pritet të zhvillojnë bisedime mbi sanksionet e mundshme kundër Turqisë në një samit tjetër në shtator.

Turqia ka njoftuar se shpimi do të vazhdojë në brigjet e Greqisë dhe Qipros.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha: “Ne nuk do të tërhiqemi as përballë sanksioneve dhe kërcënimeve.

BE i ka kërkuar Turqisë që “të ndalojë” menjëherë kërkimet për gaz në atë zonë.

Refuzimi i Ankarasë për të hequr dorë “për fat të keq shkakton tensione të mëtejshme dhe pasiguri në Mesdheun lindor”, tha shefi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell.

“Unë u bëj thirrje autoriteteve turke që t’i japin fund këtyre aktiviteteve menjëherë dhe të angazhohen plotësisht dhe me mirëbesim në një dialog me Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”