MENU
klinika

Terapia e re, mjeku zbulon se çfarë po ndodh në QSUT

“Po detyrojnë personelin mjekësor që të dhurojë plazmën”

20.08.2020 - 17:49

Mjeku Petrit Vargu shprehet se po i kërkohet personelit mjekësor që ka kaluar tashmë Covid-19 me detyrim që të dhurojë plazmën e gjakut.

“Më është thënë se po na detyrojnë me zor ne që jemi infektuar që të japin plazmën dhe kjo nuk është e drejtë. Siç e kujtojmë QSUT ka shumë personel të infektuar me shumicë dhe po i detyrojnë personelin mjekësor që të japin plazmën. Mendoj se të gjithë ne duhet të dhurojmë plazmë, por jo me detyrim, kjo duhet të bëhet me dëshirë.

Duhet të ketë një fushatë në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ato që të dhurojnë plazmën. Nuk duhet të ketë sëmundje shoqëruese dhe varet edhe nga mënyra sesi ka kaluar koronavirusin. Nuk e di sesi e ka organizuar, por di që po ministria detyron njerëzit dhe mjekët që të mbledhin plazmë.

Të gjithë mjekët e kanë të detyruar në Itali që çdo 5-7 ditë e kanë për detyrë që të bëjnë tamponin. Kurse këtu mjeku për ministrinë është njeriu më i përçudnuar. Mjekët nuk kanë nevojë që të jenë heronj por të bëhen mjekë me ndihmuar popullin.

Isha duke thyer televizorin kur shikova që shkon ministria gjasme takon dy pacientë në spital! Leji mjekët të punojmë, s’ka nevojë të shkojë ministria tek koka e pacientit. Është totalisht me vënë duart të kokë”, tha Vargu.