MENU
klinika

Ndërron jetë 6- vjeçari

Po luanin në oborr, granata e vjetër u shpërthen dy fëmijëve të mitur në Gramsh

26.08.2020 - 20:50

Dy fëmijëve në Gramsh u ka plasur granata në fshatin Siman teksa ishin duke luajtur në oborr.

Granata e vjetër ndodhej në oborrin e banesës dhe dy fëmijët 5 dhe 6 vjeç po luanin me të.

Ajo shpërtheu dhe i mori jetën njëri prej tyre. Ndërkohë tjetri 5 vjeç është në spital. Shoku i tij 6- vjeçar nuk i mbijetoi dot plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Gramsh/ Informacion paraprak

Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan