MENU
klinika

Analiza

Po Makroni pse tregohet “i butë” me Kinën?

19.08.2020 - 15:48

Qeveria britanike muajin e kaluar njoftoi një ndalim për kompaninë kineze të telekomunikacionit Huawei që furnizonte me pajisje të reja 5G, duke nxitur zemërimin e Pekinit dhe kërcënime për hakmarrje.

Dhjetë ditë më parë, Franca bëri një veprim të ngjashëm.

Nuk u paraqit si ndalim, por efekti është i njëjtë. Rrjetet e telekomunikacionit Francez do të jenë pa të gjitha pajisjet Huawei deri më 2028, një vit pas Britanisë.

Vendimi i 5G është tipik për profilin e ulët që Franca, nën Presidentin Emmanuel Macron, ka adoptuar ndaj Kinës.

Përgjigja e Parisit ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut kundër Ujgurëve muslimanë në Xinjiang, ligjit të ri gjithëpërfshirës të sigurisë në Hong-Kong dhe, keqmenaxhimit të Kinës gjatë pandemisë ka munguar.

Frances President Emmanuel Macron (C) attends a Defence Council at the Elysee Palace, in Paris, on March 4, 2020. – Early on March 4, 2020, France has confirmed over 200 cases of the virus and 4 deaths. (Photo by Thibault Camus / POOL / AFP) (Photo by THIBAULT CAMUS/POOL/AFP via Getty Images)

Është e çuditshme, sepse për çështjet e politikës së jashtme, Macron zakonisht nuk rri kaq  qetë.

Ai gëzon statusin si mendimtar kryesor strategjik i BE-së.

Për një kohë, ai e pa veten si lideri i BE-së i vendosur më së miri për t’u marrë me Presidentin e SHBA Donald Trump. Ai i pëlqen të shpjegojë rolin e Francës si një “fuqi balancuese”. Ndonjëherë duket më shumë si një politikan provokues sesa kryetar shteti, si atëherë kur tha se NATO po përjtonte vdekje cerebrale.

Qasja e kujdesshme e Macron ndaj Kinës është në përputhje me atë të Angela Merkel. Për të, interesat tregtare mbeten parësore. Vetëm Gjermania përbënte 42 përqind të eksporteve të BE-së në Kinë në vitin 2019. Asnjë anëtar tjetër i BE-së nuk përbën as 10 përqind.

Franca ka interesa të mëdha eksporti, përfshirë mallra dhe avionë luksoz. Por vlerësimi i Macron për fuqinë kineze shkon përtej madhësisë së tregut të tij.

Macron e konsideron Francën si një fuqi Indopaqësore, ajo ka 8,000 trupa dhe 1 milion qytetarë në territoret në rajon. Marina e saj ka kryer misione për lirinë e-navigimit në Detin e Kinës së Jugut dhe Paris ka kërkuar lidhje më të ngushta ushtarake me demokracitë e tjera aziatike, si Australia, Japonia dhe India.

Por lideri francez nuk dëshiron që Franca ose Evropa të përfshihen në fushatën e Trump për të larguar SHBA-në nga Kina. Ai është një ithtar i “autonomisë strategjike” për Evropën.

Një administratë e re në Uashington mund të jetë e gatshme të bashkëpunojë më shumë me Evropën për të kundërshtuar praktikat e padrejta kineze të tregtisë dhe ambicien për epërsi teknologjike.

Macron th ka bërë një përpjekje për të ndërtuar një front të përbashkët, duke ftuar Merkel dhe zyrtarët e BE-së në takimet e tij me Xi. Të gjithë liderët e BE e konsideruan Kinën si një “rival” sistematik, si dhe një konkurrente dhe partnere ekonomike në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Merkel ka vendosur kushtet e angazhimit të Evropës me Pekinin për dekadën e kaluar, por ajo do të largohet brenda pak më shumë se një viti.

Varet nga Macron nëse do të përcaktojë një strategji më të zgjuar evropiane.

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ftohja e marrëdhënieve" me Amerikën

Merkeli po largohet nga SHBA… për Kinën!