MENU
klinika

Bllokohet aksi rrugor Bilisht-Kapshticë

Policia nuk lejon emigrantët të kalojnë

16.08.2020 - 13:33

Një patrullë policie është vendosur në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, duke mos lejuar emigrantët të kalojnë për në pikën kufitare të Kapshticës.

Udhëtarët e revoltuar shprehen se ky veprim i policisë është i paligjshëm, pasi atyre duhet t’u jepet mundësia që të kalojnë kufirin para orës 22:00.

Duke filluar nga dita e nesërme nga kjo pikë kufitare do të kalojnë vetëm 300 persona,gjithashtu duhet të kenë me vete edhe rezultatin e testit për koronavirus, të bërë jo më herët se 72 orë.

Gjithashtu ata duhet t’i nënshtrohen edhe qëndrimit në karantinë për 7 ditë.

Burime nga policia bëjnë me dije se vendimi për të bllokuar këtë aks rrugor është bërë për të respektuar marrëveshjen me autoritetet greke, të cilat kishin pranuar të rifillonin punë ditën e sotme vetëm për udhëtarët që kishin disa orë që ishin në pritje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pala shqiptare: U plotësua kuota prej 300 personash në ditë

Mbyllet për sot Dogana Greke në Kapshticë