MENU
klinika

Nga Shaban Murati

Pse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale në detin Jon?

28.08.2020 - 10:38

As qeveria e Italisë, shteti që ndan me Greqinë detin Jon, as qeveria e Egjiptit, dhe asnjë qeveri e një shteti tjetër të Mesdheut, qofshin edhe anëtare të BE, nuk dolën dhe nuk folën në përkrahje të planit të ri të kryeministrit grek të shpallur në 26 gusht për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon.

Vetëm Tirana zyrtare në mënyrën më të habitshme servile bëri deklaratë zyrtare në përkrahje të planit grek të zgjerimit të ujrave territoriale greke në detin Jon.

Nëse zgjerimi i detit territorial grek në detin Jon nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe nëse është thjesht çështje e brendshme greke, asnjë logjikë diplomatike dhe shtetërore nuk e pranon që Tirana zyrtare duhej të duartrokiste planin e ri grek.

As qeveria shqiptare, as diplomacia shqiptare dhe gjithë skota politike filogreke në Tiranë, që brofën në përkrahje të planit të Athinës për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon në 12 milje, nuk bëjnë dhe nuk i japin dot përgjigje pyetjes së thjeshtë:

“Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”.

Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon nuk ka asnjë lidhje as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Italinë dhe as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Egjiptin. Italia dhe Egjipti janë qindra kilometra larg brigjeve greke.

Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon ka lidhje vetëm me Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një gjë është e sigurtë dhe nuk e luan as topi…"

“Falje deti grekut?” Rama reagon sërish