Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, tha se Rusia është pajtuar të ofrojë asistencë të sigurisë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake.
Bjellorusia po përballet me protesta masive në kundërshtim të zgjedhjeve të 9 gushtit. Mijëra qytetarë u mblodhën pranë televizionit shtetëror të shtunën duke kërkuar mbulim të plotë medial të demonstratave.
Zemërimi vjen pasi presidenti Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet e javës së kaluar, rezultati i të cilave është kundërshtuar pas akuzave për manipulim me vota. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave ndërkaq kandidatja opozitare Svetlana Tikhanovskaya 10.12 për qind.
Edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe fer.