MENU
klinika

VOA: Veçanërisht, në tre javët e fundit vihet re…

“Që prej hapjes pas tre muajsh mbyllje, numri i viktimave është rritur vazhdimisht”

09.08.2020 - 18:24

Në Shqipëri 6 viktima të tjera nga COVD 19 u regjistruan në 24 orët e fundit ndërsa dhe numri i rasteve të reja vijoi të ishte në kuotat më të larta.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pasditen e së dielës se në të dy spitalet ku po trajtohen të sëmurët me koronavirus, humbi jetën një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra si dhe skulptori i njohur Arben Bajo, 53 vjeçar. Për të gjashtë nuk u njoftua të kishin patur sëmundje të tjera shoqëruese.

Që nga 9 qershori, kur vendi kishte nisur ndërkohë heqjen e masave shtrënguese, pas 3 muaji izolim, në Shqipëri janë regjistruar mbi 160 viktima, me një tendencë në rritje veçanërisht në tre javët e fundit.

E njëjta tendencë është vënë re dhe në numrin e rasteve, të cilat në këto dy muajt e fundit janë 5 fishuar dhe po rriten me ritrme më të larta. Të paktën që prej 9 ditësh, të infektuarit e rinj kanë qenë mbi 100 në ditë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 136 raste pozitive në 24 orët e fundit, të shpërndara në 20 qytete të ndryshme të vendit: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Në nivele të larta mbeten edhe shtrimet në spitale, ku po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19nga të cilët 15 janë në terapi intensive, ndërsa 3 të tjerë janë të intubuar. Në të gjithë vendin janë 2870 të prekur aktivë, nga të cilët 1589 në Tiranë, 361 në Durrës, 249 në Shkodër, 116 në Fier dhe 110 në Vlorë. Poshtë kuotës së qind rasteve, personat aktivë në shtatë qarqet e tjera të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’