MENU
klinika

Do të nënshkruhen tri marrëveshje të rëndësishme

Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët në shtator

16.08.2020 - 08:34

Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë të zhvillojnë mbledhje të përbashkëta, mes dy qeverive.

Mësohet se në këtë mbledhje do të nënshkruhen marrëveshje të rëndësishme, por do të ketë dhe detajime të marrëveshjeve të nënshkruara më herët.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, në një intervistë për Ekonomia Online është shprehur se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator.

Më tej ajo tha se do të nënshkruhet tri marrëveshje të rëndësishme, e shtoi se javën e kaluar ka pasur takim me këshillin organizativë e po vijon puna koordinimin mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës.

“Janë tri marrëveshje më të mëdha do t’i quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë për Kosovën”, tha ajo.

Kosova dhe Shqipëria kishin filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014.

Mbledhja e parë u mbaj në qytetin e Prizrenit, dhe dy kryeministrat në atë kohë Hashim Thaçi, dhe Edi Rama, të cilët e cilësuan takimin si historik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’